Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj ftesave të kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri.
Nga Zyra e Informimit e PDK-së është bërë e ditur se kryetari i partisë, Bedri Hamza, i është përgjigjur Kurtit duke kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional.
“Në përgjigjen e tij, kryetari Hamza ka kërkuar që kryeministri ta konkretizojë iniciativën përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në reagim.
PDK ka theksuar se çdo zhvillim i mëtejmë do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një qëndrim zyrtar pasi të përfundojnë shqyrtimet në organet drejtuese të partisë.




