Magjia e UEFA Champions League rikthehet sonte me ndeshjet e para të çerekfinaleve, ku pritet spektakël i vërtetë.
Vëmendja kryesore është në Santiago Bernabéu, ku përballen Real Madrid dhe Bayern Munich – një duel klasik evropian që premton emocione të mëdha.
Në ndeshjen tjetër, Sporting CP pret Arsenal në Lisbonë, në një përballje që pritet të jetë e hapur dhe me ritëm të lartë.
Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00, ndërsa të mërkurën përballen Barcelona me Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain me Liverpool.




