Një zjarr i madh ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë, në Prizren.
Sipas zëdhënësit të policisë, Shaqir Bytyqi, një punëtor është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e tymit, por pa lëndime të dukshme.
Dëmet materiale, sipas pronarit, arrijnë rreth 400 mijë euro, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një makineri për thithjen e pluhurit.
Njësitë e policisë dhe zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ndërsa rasti është iniciuar si “incident zjarri” me urdhër të Prokurorit të Shtetit.//eo//




