Ish-mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist.
Klubi i fundit i 35-vjeçarit ishte UNAM Pumas në Meksikë, ku luajti deri në tetor 2025. Më parë ai ka luajtur për Juventus, Rangers, Nice dhe Cardiff City.
Në një deklaratë për Federatën e Futbollit të Uellsit, Ramsey falenderoi Uellsin, klubet ku ka luajtur, trajnerët, stafin dhe familjen për mbështetjen gjatë karrierës së tij.
Ai e cilësoi vendimin si të vështirë, por të domosdoshëm pas një reflektimi të gjatë mbi të ardhmen e tij jashtë fushës.




