Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj L.K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”.
Seanca dëgjimore u mbajt sot, dhe gjyqtari i procedurës paraprake vendosi që paraburgimi të fillojë nga data e arrestimit më 5 prill dhe të zgjasë deri më 5 maj.
Sipas njoftimit, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve përmes kësaj gjykate pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.




