Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit rutinë të një vizitori, zyrtarët korrektues kanë zbuluar të fshehura në trupin e tij disa pajisje të ndaluara, përfshirë një telefon mobil Samsung, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse.
Menjëherë pas zbulimit, vizita është ndërprerë, ndërsa personi në fjalë është kthyer dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin.
Autoritetet korrektuese theksojnë se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, me synim parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese.




