Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit kërkon hapësirë për marrëveshje mes pozitës dhe opozitës.
“Nëse dëshirojmë zgjidhje, duhet të ketë hapësirë për marrëveshje.
Domethënë, pozita dhe opozita duhet të ulen dhe të bien dakord për një personalitet, pa e thjeshtuar çështjen në baza politike të ngushta,” tha Mustafa.
I pyetur nëse ish-presidentja Vjosa Osmani mund të kthehet në LDK, Mustafa shmangu komentet, duke theksuar se nuk është momenti për të diskutuar emra konkretë.
Ai gjithashtu u shpreh për mungesën e ish-kryetarit Abdixhiku në promovimin e librit të tij, duke thënë se ftesat ishin publike dhe kanë marrë pjesë ata që kanë dashur të vijnë.




