Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigadier Federico Collina, priti sot në selinë e misionit në Kampin Film City në Prishtinë zonjën Charlotte Hallengren, drejtoreshë për Operacione në Divizionin Operativ të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s.
Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në rajon, ku gjeneral-brigadieri Collina rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe transparente.




