Komisioni për Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur, nën udhëheqjen e kryetarit Adnan Rrustemi, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit miratuan fushëveprimtarinë dhe Planin e Punës për sesionin pranveror. Gjatë diskutimit u theksua se këto dokumente mbeten të hapura për plotësim dhe ndryshim, në përputhje me nevojat dhe kërkesat që mund të paraqiten.
Për rrjedhojë, kryetari Rrustemi vuri në dukje se varësisht dinamikave të punës së Qeverisë, pritet që edhe Komisioni të ketë angazhim të shtuar në trajtimin e çështjeve që lidhen me fushëveprimtarinë e tij.
Po ashtu, në kuadër të Planit të Punës u përfshi edhe monitorimi i zbatimit të Ligjit për Skemat e Ndihmës Sociale, si dhe organizimi i një tryeze diskutimi gjatë këtij sesioni, me qëllim të vlerësimit të këtij ligji.




