Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me NATO-n gjatë ceremonisë së transferimit të drejtimit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës (NALT).
Ai falënderoi Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange për kontributin e tij në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve të mbrojtjes, duke theksuar se pasardhësi i tij, Thomas Schulte-Borghoff, do të vazhdojë këtë mision me të njëjtin profesionalizëm.
Kurti nënvizoi se prezenca e NALT-it në Kosovë forcon kapacitetet operacionale, qeverisjen demokratike dhe orientimin euroatlantik të vendit, duke kontribuar në sigurinë e Kosovës dhe të rajonit.




