Të martën ka nisur kampi stërvitor i hendbollisteve të reja, anëtare të Kombëtareve të Kosovës për grupmosha.
Kryetrajneri Faruk Shala dhe anëtarët e tjerë të shtabit teknik janë të kënaqur me punën që po bëhet nga hendbollistet e reja e po ashtu me përkushtimin dhe seriozitetin e tyre.
Janë ftuar 19 hendbolliste të klubeve të vendit, ndërsa grumbullimi përfundon të shtunën.
Bëhet fjalë për lojtare që janë pjesë e Kosovës U16 dhe Kosovës U18. Stërvitjet janë duke u mbajtur në palestrën “Dresha” në Banjë.
Shumica e këtyre lojtareve në vjeshtë do të paraqiten në kualifikime për Evropian.
Federata e Hendbollit e Kosovës i kushton rëndësi maksimale punës me gjenerata të reja. Dhe grumbullimi i hendbollisteve të reja dhe hendbollistëve të rinj tashmë është i rregullt.




