Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 9 prillin e vitit 1999, ditë kur në “Lagje të Re” dhe Rakoc në Kaçanik ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë.
Ajo theksoi sakrificën e burrave, grave, djemve dhe vajzave të reja që qëndruan përballë dhunës, duke përmendur emra si Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika.
Haxhiu bëri thirrje për ruajtjen e kujtimit dhe nderimin e të rënëve, duke i quajtur ata dëshmi të qëndresës dhe sakrificës së përbashkët për liri.




