Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se vendi i tij do të vazhdojë sulmet ndaj Hezbollah “kudo që të jetë e nevojshme”.
Ai theksoi se kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë në shënjestër, duke shtuar se operacionet do të vazhdojnë derisa të rivendoset siguria për banorët në veri të vendit.
Deklaratat e tij vijnë pas një marrëveshjeje armëpushimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila, sipas Izraelit, nuk përfshin Libanin.
Ndërkohë, Irani i ka cilësuar sulmet izraelite ndaj Libanit si shkelje të rëndë të marrëveshjes, duke rritur tensionet në rajon.




