Skender Hoxha, ish-komandant i Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, është pensionuar.
Koloneli i FSK-së shërbeu me nder dhe përkushtim, duke e nderuar uniformën e ushtrisë për të cilën luftuan dhe ranë shumë dëshmorë. Gjatë kohës së luftës, ai kreu detyrën e komandantit të brigadës në rrethin e Rahovecit, duke qenë bashkëluftëtar me Tonin, Micin dhe shumë heronj të tjerë të kësaj ane.
Veteranët e UÇK-së në Rahovec dhe rrethinë i urojnë shëndet dhe mbarësi, si dhe një pension të gjatë e të qetë kolonelit Skender Hoxha. Ata shprehen të bindur se ai do të vazhdojë të japë kontribut për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës edhe pas pensionimit.




