Ish-presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar vizitat në qytete të ndryshme të Kosovës, duke qëndruar këtë herë në Istog, ku u takua me gra të këtij qyteti.
Ajo theksoi se gjatë takimit ka ndjerë përkrahjen dhe besimin e tyre, duke vlerësuar rolin e grave në kërkesën për përfaqësim të drejtë dhe barazi.
Osmani u shpreh se gratë në Kosovë nuk heshtin përballë padrejtësisë dhe vazhdojnë të ecin përpara me vendosmëri për një të ardhme më dinjitoze.




