Mbrojtja e Hashim Thaçit ka vlerësuar se afati prej 60 ditësh për shpalljen e aktgjykimit është standard, duke theksuar se 19 maji duhet të jetë data e fundit për vendimin mbi lirimin e tij.
Avokati Luka Misetiq ka kërkuar që, nëse gjyqtarët vendosin për lirim, ai të zbatohet menjëherë pa pritur afatet formale, duke u bazuar në praktika ndërkombëtare.
Ai përmendi raste të mëhershme për të mbështetur këtë kërkesë, duke theksuar se çështja e lirisë së Thaçit duhet të trajtohet me prioritet.




