Kryeministri Albin Kurti ka takuar presidenten e BERZh-it, Odile Renaud-Basso, gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.
Kurti inkurajoi vazhdimin e mbështetjes për sektorin privat dhe projektet në energji, ujëra dhe transport publik, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për avancimin e tyre.
Ai gjithashtu falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës.




