Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se muaji prill do të jetë vendimtar për të ardhmen politike në Kosovë, duke theksuar nevojën për marrëveshje mes subjekteve politike.
Ai u shpreh se pa bashkëpunim nuk mund të ketë rezultate konkrete, duke nënvizuar se pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike./GazetaBlic/
Haziri paralajmëroi se në mungesë të marrëveshjes, vendi mund të përballet me zgjidhje përmes Gjykatës Kushtetuese ose me zgjedhje të reja, të cilat i cilësoi të kushtueshme. Ai shtoi se Kosova duhet të vazhdojë rrugën euroatlantike.




