Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se pensionet do të rriten çdo vit në janar, me synim përmirësimin gradual të tyre në varësi të zhvillimit ekonomik.
Ai paralajmëroi gjithashtu ndryshime në skemën e pensioneve dhe prezantoi idenë e një “karte të shpenzimeve familjare” për të mbrojtur pensionistët dhe familjet në nevojë nga rritja e çmimeve.




