Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka emëruar Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahiri si të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit, ky vendim vlerëson rolin e tyre në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë, si dhe synon forcimin e mbështetjes institucionale për viktimat dhe avancimin e të drejtave të tyre.




