Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur në një takim vëllazëror delegacionin nga Selenica, i udhëhequr nga kryetari Nertil Bellaj.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet ekonomike e sociale, projektet aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me theks në shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale dhe shërbimet publike.
Palët vlerësuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe u dakorduan që bashkëpunimi të konkretizohet në të ardhmen, veçanërisht në fushën e kulturës.





