Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke vlerësuar rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës.
Ai theksoi përkrahjen e Engel për ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një mik të madh dhe të paharrueshëm të vendit.




