Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “ngacmim”.
Sipas njoftimit, rasti është inicuar pas denoncimit nga një grua, e cila ka raportuar sjellje të kundërligjshme nga i dyshuari.
Pas veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë, zyrtari policor është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.




