Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për heroin e Kosovës, Agim Ramadani, duke vlerësuar rolin e tij në Betejën e Koshares.
Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se Ramadani, së bashku me Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahaj, i dhanë “vulë” kësaj beteje, të cilën e cilësoi si unike dhe të pavdekshme.
Ai përkujtoi edhe një sërë luftëtarësh të UÇK-së të rënë në këtë betejë, duke theksuar se ata mbeten simbol i sakrificës dhe thyerjes së kufirit mes shqiptarëve.




