Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën B129 në Alkoven të Austrisë së Epërme, ku një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.
Viktima është B.M., me prejardhje nga fshati Reti i komunës së Rahovecit. Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur kur automjeti i të riut është përplasur me një kamion të drejtuar nga një 63-vjeçar, shtetas i Serbisë.
Familja e të ndjerit raportohet se është në gjendje shoku dhe po trajtohet nga Këshilli për Kriza Familjare i Emergjencës në Austri.




