Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar vendimin për pagën e 13-të, duke e cilësuar si ndërhyrje në tregun e punës dhe diskriminues ndaj sektorit privat.
Ai theksoi se përjashtimi i këtij sektori dërgon mesazh të gabuar për një kontribuues të rëndësishëm në buxhet.
Sipas tij, kjo qasje dëmton konkurrencën, rrit pakënaqësinë dhe ndikon në rritjen e migrimit.




