Është mbajtur në Prishtinë konferenca “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit”, ku u diskutua për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, me pjesëmarrje të përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, theksoi rëndësinë e edukimit dhe informimit të qytetarëve si mbrojtje ndaj manipulimit të informacionit, duke marrë shembull përvojën e vendeve nordike.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Kosova përballet me fushata dezinformimi dhe se forcimi i bashkëpunimit institucional është thelbësor për mbrojtjen e demokracisë.
Eksperti i komunikimeve strategjike, Markku Mantila, paralajmëroi se zhvillimi i mediave sociale dhe inteligjencës artificiale po e bën më të lehtë përhapjen e dezinformimit.//EO//




