Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar rastin e parë të sëmundjes Lija e Deleve/Dhive në Kosovë, në fshatin Sazli të Komunës së Ferizajt, pas analizave laboratorike.
Sëmundja është shumë ngjitëse për delet dhe dhitë, por nuk paraqet rrezik për njerëzit.
Pas konfirmimit, AUV ka vendosur masa të rrepta në rajonet e Ferizajt dhe Gjilanit, përfshirë ndalimin e lëvizjes dhe tregtimit të kafshëve, izolimin e fermave të infektuara dhe forcimin e masave të biosigurisë.
Po ashtu, janë pezulluar tregjet e kafshëve të imta, ndërsa lejohet vetëm transporti drejt thertoreve me leje të inspektorit veterinar.
AUV ka bërë thirrje për kujdes dhe raportim të menjëhershëm të rasteve të dyshimta nga fermerët.//EO//




