Ish-deputetja e Kuvendi i Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për postin e presidentit të Republikës.
Sipas saj, Kosova ka potencial të madh me figura të fuqishme intelektuale dhe politike, ndërsa theksoi se nëse ekziston vullnet politik, mund të gjendet zgjidhje edhe pa shkuar në zgjedhje të reja.
Tërmkolli shtoi se një ide e tillë është përmendur më herët edhe nga Milaim Nela, duke e cilësuar Spahiun si një kandidat të denjë për këtë pozitë.




