Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të ndërpresë masën e paraburgimit ndaj Gramos Krasniqit, i njohur si “Mossi”, në rastin që lidhet me sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Sipas vendimit, masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar personave apo vendeve të caktuara.
Gjykata ka bërë të ditur se ky vendim është marrë pas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, ndërsa theksohet se në raste të tilla nuk parashtrohet kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Rasti ndaj “Mossi”-t lidhet me dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.




