Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët në të gjithë Kosovën.
Sipas njoftimit, pagesat përfshijnë 272,023 përfitues të pensioneve bazike dhe kontribuese, si dhe 14,279 përfitues nga skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile.
Në total, mbi 286 mijë qytetarë janë përfshirë në këtë proces pagesash, ndërsa pensionet mund të tërhiqen nga sot në bankomatë ose përmes familjarëve të autorizuar.




