Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj, ka kritikuar opozitën duke thënë se mungesa e veprimit të saj po i mundëson kryeministrit Albin Kurti të forcojë ndikimin në institucionet shtetërore.
Sipas tij, opozita po pret ftesa nga shefi i ekzekutivit për çështje kyçe si zgjedhja e presidentit dhe pjesëmarrja në qeverisje.
Molliqaj tha se Kosova ka nevojë për një opozitë më aktive dhe më të vendosur në skenën politike.




