Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me krerët e institucioneve.
Ai do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në orën 13:30 në Qeverinë e Kosovës. Më pas, Prévot do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ku është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për media.
Gjithashtu, ai do të pritet edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në një takim që pritet të zhvillohet në orën 16:00.
Vizita e kryediplomatit belg është pjesë e një turi në rajon që përfshin edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.//EO//




