Hetimet për zjarrin që përfshiu një pallat 12-katësh në Tiranë janë fokusuar edhe në mundësinë e përfshirjes së disa të miturve në nisjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri mund të ketë filluar në një hapësirë pranë një marketi, ku ishin vendosur materiale të djegshme, ndërsa në atë zonë thuhet se janë parë të mitur pak para incidentit.
Policia bën të ditur se kjo mbetet vetëm një pistë hetimore dhe ende nuk ka prova që e konfirmojnë.
Për shkak të mungesës së pamjeve të qarta, hetuesit po mbështeten në dëshmi dhe kamera sigurie, ndërsa po shqyrtohen edhe mundësi të tjera si defekte elektrike apo materiale të ndezshme.
Autoritetet theksojnë se hetimet po vazhdojnë dhe çdo përfundim do të bazohet në prova konkrete.




