Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur ofertë publike për dhënien me qira të 604 pronave në rajone të ndryshme të Kosovës.
Pronat përfshijnë lokale afariste, toka, depo dhe zyra, të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesore. Numri më i madh i tyre ndodhet në rajonin e Pejës, ndërsa prona të tjera janë të shpërndara edhe në Mitrovicë dhe Gjilan.
AKP ka njoftuar se afati për aplikim është deri më 28 prill 2026, ndërsa ofertat duhet të dorëzohen në zyrat rajonale përkatëse.
Institucioni u ka bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këto mundësi për investim dhe zhvillim ekonomik.




