SHFMU Ibrahim Mazreku në Malishevë ka njoftuar se dita e premte, 17 prill 2026, do të jetë ditë zie në këtë institucion, në shenjë solidarizimi dhe respekti për humbjen tragjike të dy nxënësve dhe prindit të tyre.
Vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve. Si pasojë, gjatë kësaj dite do të pezullohet procesi mësimor.
Nga shkolla është bërë thirrje që nxënësit dhe stafi ta respektojnë këtë ditë me dinjitet, qetësi dhe solidaritet, ndërsa është bërë e ditur se për organizimin e mbledhjes përkujtimore do të njoftohet në vijim.




