Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar draftligjet e propozuara nga Qeveria në fushën e energjisë, duke thënë se ato prekin bazamentin juridik dhe ekonomik të sektorit.
Ai u shpreh në Kuvend se energjia është çështje me rëndësi strategjike dhe se Kosova duhet të fokusohet në menaxhimin dhe shfrytëzimin e resurseve të saj përballë krizave globale.
Sipas tij, paketat ligjore të propozuara sjellin centralizim të bazës juridike dhe ekonomike të sektorit të energjisë, gjë që ai e cilësoi si të papranueshme në raport me interesin nacional të vendit.




