Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka ngritur shqetësimin për, siç tha ai, vështirësitë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në marrjen e shtetësisë së Kosovës.
Ai deklaroi në Kuvend se kjo situatë po krijon pasoja të rënda në jetën e tyre, duke i lënë pa qasje të plotë në dokumente, punësim dhe shërbime bazike.
Rrahmani bëri thirrje që kjo çështje të trajtohet si padrejtësi që duhet të zgjidhet sa më shpejt.




