KF Llapi do të ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e xhiros së 29-të ndaj FC Prishtina, e cila zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Fillimisht, Komisioni Disiplinor i Federatës sëe Futbollit të Kosovës kishte vendosur që ndeshja të luhej pa tifozë dhe me gjobë prej 2000 eurosh për Llapin, por pas ankesës së klubit, vendimi është ndryshuar pjesërisht.
Sipas vendimit të ri, tifozët do të lejohen në stadium, ndërsa gjoba financiare mbetet në fuqi.
Klubi llapjan ka bërë thirrje për kujdes maksimal nga tifozët, duke kërkuar shmangien e çdo veprimi që mund të sjellë pasoja për ekipin.




