Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar figurën e Zahir Pajazitit në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, duke vlerësuar rolin e tij dhe të bashkëluftëtarëve në rrugën drejt lirisë.
Ajo theksoi se Pajaziti dhe luftëtarët e tjerë ishin ndër të parët që organizuan rezistencën kundër regjimit të kohës, duke u shndërruar në simbol të guximit dhe vendosmërisë.
Sipas saj, kontributi i tyre nuk ishte vetëm në aspektin ushtarak, por edhe moral, pasi ngritën shpresën se vendi mund të çlirohej dhe të bëhej i pavarur, duke frymëzuar breza të tërë që t’i bashkoheshin luftës çlirimtare.
Haxhiu theksoi se institucionet dhe shoqëria duhet të ruajnë dhe nderojnë gjithmonë këtë sakrificë, pasi ajo mbetet themel i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.




