Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po zhvillohet një aksion për dhurim gjaku, në nderim të dëshmorëve të kryeqytetit.
Ky aktivitet është organizuar nga Komuna e Prishtinës, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe përkrahjen e nevojave për furnizim me gjak në institucionet shëndetësore.
Nga afër aktivitetin e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë nismë humanitare.




