Në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është mbajtur ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas të dhënave, Dauti ishte plagosur rëndë nga forcat serbe më 12 prill 1999 dhe kishte ndërruar jetë dy ditë më vonë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve. Për vite me radhë, familja e tij nuk kishte informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.
Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë familjarë, përfaqësues institucionalë, si dhe u.d. presidentja Albulena Haxhiu dhe zyrtarë komunalë.//EO//






