Kanë filluar përgatitjet për edicionin e 24-të të Festivalit Folklorik “I këndojmë Lirisë”, që do të mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor në Klinë.
Në këtë ngjarje gjithëkombëtare do të marrin pjesë ansamble, grupe folklorike, rapsodë dhe artistë nga të gjitha trojet shqiptare.
Këshilli organizativ ka zgjedhur strukturat drejtuese, me Alban Gashin si drejtor të festivalit, ndërsa mbështetja vazhdon nga Komuna e Klinës.
Gjatë tri ditëve do të zhvillohen aktivitete të shumta kulturore, ndërsa festivali tradicionalisht nis në Çabiq, vendlindja e Mujë Krasniqit.
Organizatorët theksuan përkushtimin për një organizim sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.




