Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se qytetarët nuk janë për zgjedhje në këtë moment dhe se vendi duhet të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ajo tha se procesi i dialogut për zgjedhjen e presidentit duhet të vazhdojë përmes konsensusit ndërmjet partive politike dhe ftoi subjektet të përgjigjen pozitivisht ndaj ftesave për takime.
Haxhiu shtoi se vendi ka shumë punë përpara dhe duhet stabilitet institucional, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit politik për zgjidhjen e çështjes së presidentit.




