Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë sot në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Kurti ka deklaruar se pas takimit do të dalë me qëndrim publik, pa dhënë detaje paraprake.
Më herët, në mbledhjen e Qeverisë, ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion dhe se vendi ka nevojë për marrëveshje politike dhe stabilitet institucional, duke kërkuar kompromis mes partive në bazë të rezultatit zgjedhor.




