Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare në fund të majit ose fillim të qershorit nuk pritet të sjellin probleme të mëdha, madje as nëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e votimit.
Ai u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të rezervojnë biletat për pjesëmarrje në zgjedhje dhe ka përmendur 31 majin ose 7 qershorin si data të mundshme për mbajtjen e tyre.




