Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar në emisionin “Frontal” në T7 se nuk është arritur marrëveshje me Vetëvendosjen për postin e presidentit, pasi sipas saj, Albin Kurti ka kërkuar që kjo pozitë t’i takojë partisë së tij.
Ajo tha se një parti nuk duhet të mbajë dy pozita të rëndësishme shtetërore, pasi kjo, sipas saj, prish balancën politike.
Lushaku-Sadriu e ka cilësuar të papranueshëm propozimin dhe ka kritikuar, siç u shpreh ajo, tendencën për përqendrim të pushtetit në një parti politike.




