Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,294 tiketa trafiku, janë arrestuar 20 persona dhe 17 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.




