Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për formimin e një komisioni të ri për Provimin e Jurisprudencës, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura.
Ai ka deklaruar se vendimi është i paligjshëm dhe kundërkushtetues, duke shtuar se përgjegjësia për organizimin e provimit i takon Ministrisë së Drejtësisë.
Rexhepi ka theksuar se komisioni i deritanishëm ka vepruar me transparencë dhe pa lejuar ndërhyrje në vlerësimin e kandidatëve, duke mbrojtur pavarësinë institucionale dhe sundimin e ligjit./EO/




