Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para seancës së Kuvendit se kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta çojë vendin drejt zgjedhjeve pa arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se mungesa e koalicionit për këtë çështje ka sjellë bllokim të procesit dhe, sipas tij, koha po shfrytëzohet pa u kryer obligimet institucionale që lidhen me konstituimin e plotë të institucioneve.




